Ka vdekur boksieri Xhevdet Peci

Boksieri i njohur kosovar Xhevdet Peci ka vdekur sot në SHBA, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 67-vjeçare.
Lajmin për KP e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.
Ai ka bërë të ditur se për momentin nuk dihet se kur do të mbahet ceremonia mortore e të ndjerit.
Ndryshe, Xhevdet Peci, i njohur si “Grushti i hekurt”, ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova. Ai ishte shpallur pesë herë kampion me klubin e boksit Prishtina, nën urdhrat e trajnerit Lah Nimani.

Back to top button