Patriarku i Kishës ortodokse Serbe, Irinej, ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, bëjnë të ditur mediat serbe të premten.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai erdhi në fron më 22 janar të vitit 2010 me vendim të Asamblesë Zgjedhore të Kishës Ortodokse Serbe.

Irinej u vendos në krye të Katedrales së Beogradit një ditë më vonë si kreu i 45-të i Kishës Ortodokse Serbe.