Ken Spears, njëri nga ideatorët e filmit të famshëm për fëmijë “Scooby-Doo”, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Lajmin për Variety dhe The Hollywood Reporter, e ka konfirmuar djali i tij, Kevin Spears.

“Ken gjithmonë do të kujtohet për punën e tij, dashurinë dhe besnikërinë ndaj familjes. Ai nuk ka bërë gjëra të bukura vetëm për familjen, por ai ka prekur të gjitha si krijues i “Scooby Doo”. Ishte një model për gjithë jetën dhe ai do të vazhdojë të jetojë në zemrat tona”, ka thënë Kevin.

Ken Spears, baba i dy djemëve, ka krijuar filmin ‘Scooby Doo, Where Are You’ në vitin 1969 së bashku me Joe Ruby.

Dyshja e famshme po ashtu kanë krijuar edhe “Dynomutt” dhe “Jabberjaw” për CBS dhe kompaninë “Hanna-Barbera”.