Hana Kimura, mundësja profesioniste japoneze që u shfaq në serinë e fundit të Netflix “Terrace House”, ka vdekur në moshën 22 vjeç.

Lajmin për vdekjen e Hana-s e konfirmoi klubi “Stardom Wrestling”, dhe u kërkoi tifozëve që të jenë të respektueshëm.

Sipas mediave ndërkombëtare, shkaku i vdekjes ende nuk dihet, por ylli televiziv ditë më parë ka publikuar një seri postimesh shqetësuese në mediat sociale duke nënkuptuar që ajo ishte sulmuar në internet.

Përditësimi më i fundit në historinë e saj në Instagram, të premten, paraqiti një fotografi me macen e saj, me mbishkrimin “mirupafshim”, përcjell rtv21.tv

Një fituese e ardmimit të Stardom’s Fighting Spirit Award 2019, Hana ishte një nga anëtarët e kastit të shfaqjes televizive japoneze “Terrace House”, përpara se të pezullohej për shkak të koronavirusit.

Nëna e saj ishte gjithashtu një mundëse e njohur, Kyoko Kimura./21Media