Sot është konfrimuar një tjetër viktimë nga Covid-19 në Kosovë. Bëhet fjalë për një qytetare nga Komuna e Drenasit, e cila ishte e infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Lladrovci ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e viktimës.

Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin. Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik“, shkroi kryetari./21Media