Ka vdekur një i burgosur në Pejë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka vdekur sot rreth orës 06:55, në Spitalin Rajonal të Pejës.
I burgosuri S.L, 71 vjeç, që nga pranimi tërë kohën ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta.
“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi. Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
I ndjeri ishte i dënuar për vrasje të rëndë.
“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet tutje në njoftimin e SHKK-së./21Media

Back to top button