Ka vdekur Sahit Dragaj

 

 

Ka vdekur sot në moshën 78-vjeçare, Sahit Dragaj, kryetar i Partisë së parë të Pensionistëve të Kosovës.

Dragaj lindur më 13.07.1942 në fshatin Vojnikë Komuna e Skënderajit. Përfundoi Studimet në Universitetin e Shkupit “Kiril i Metodije”, në Fakultetin Ekonomik në Prilep dhe Manastir – drejtimi ekonomiko – kibernetikë.

Në fillim të vitit 1967, u transferua prej Skënderajt në Prishtinë, ku në fillim u punësua në Radio Prishtinë, në shërbimin e financave dhe të kontabilitetit, kurse pas një kohe të shkurtër, dërgohet per specializim. Pas përfundimit të këtij specializimi, kthehet në Radio Prishtinë ku emërohet per shef të Shërbimit të Parapagimit dhe të Qendrës Kompjuterike. Ishte edhe gazetar – komentator i sportit i Radio Prishtinës prej vitit 1970 -1972.

Sahit Dragaj punoi ne Radiotelevizionin e Prishtinës, në vendet e punës: bashkëpunëtor profesional per plan e analizë, udhëheqës dhe drejtor i Radio e TV parapagimit, gjatë disa mandateve, drejtor komercial dhe drejtor për financa të Radiotelevizionit të Prishtinës, në disa mandate, deri më 5 korrik 1990, kur Radiotelevizioni i Prishtinës me dhunë u okupua.

Gjatë viteve 1993-1995, ishte anëtar i Bordit të Programit Satelitor të Radiotelevizionit Shqiptar me seli në Tiranë, ishte përgjegjës për çështje financiare dhe të marketingut. Edhe pas mbarimit të luftës në Kosovë, prej vitit 1999 deri në vitin 2001, isha kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Prishtinës. Një kohë ishte edhe udhëheqës i Drejtoratit per Pronën e Paluajtshme në Komunën e Prishtinës, kurse prej vitit 2002 – 2007, punoi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, deri në pensionim me 13.07.2007.

Ishte anëtar dhe udhëheqës shumëvjeçar i bordeve ekonomike dhe të parapagimit në kuadër tëe Radiotelevizionit,ishte drejtor i Bordit Ekonomik të Lojërave Olimpike Botërore në vitin 1984, e cilat u mbajt në Sarajevë,  e njohur si “Sarajeva 84”. Gjatë karrierës se tij është shpërblyer për rezultatet e arritura në punë, ku dhe pranoi mirënjohjen nga Kolektivi i Radiotelevizionit të Prishtinës për kontribut të veçantë në punë dhe në zhvillimin e Radiotelevizionit të Prishtinës, në vitin 1985; mirënjohjen e Kryetarit të Komitetit Olimpik të Lojërave Dimërore “Sarajeva 84,“, z. Juan Antonio Samaran.

Më datë 06 janar 2010, themeloi dhe ishte kryetar i Partisë së parë të Pensionistëve të Kosovës.

Back to top button