Ka vdekur mbrëmë, Rinesa Maliqi nga Komuna e Vushtrrisë e cila ishte e diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë ”Anemia Aplastike”.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj, ku ka shkruar se e ndjera po trajtohej në Turqi dhe së shpejti do të njoftohet edhe rreth ceremonisë së varrimit pasi që trupi i pajetë nuk ka arritur ende.

Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Njoftojm miqet, shoket, koleget dhe farefisin e familjes Maliqi se sot me date…

Posted by Ferit Maliqi on Monday, April 26, 2021

Kujtojmë që, Rinesa gjatë kohës sa po trajtohej në Kosovë, trajtimi i saj ishte i pasuksesshëm dhe me rekomandimin e mjekëve të spitalit të QKUK-Klinika e Pediatrisë në Repartin e Hemato-Onkologjisë, trajtimi i saj duhej të vazhdonte jashtë vendit për transplant të palcës kockore, gjithashtu për grumbullimin e fondeve përveç qytetarëve kishte ndihmuar edhe Ministria e Shëndetësisë./21Media