Ylli i ‘K-Pop’, Yohan ka vdekur dje në moshën 28-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ‘KJ Music Entertainment” në një deklaratë të dhënë për mediat atje, “Ne jemi shumë të mërzitur për të dhënë lajmin e hidhur. Më 16 qershor, anëtari i TST ka lënë këtë botë”.

Shkaku i vdekjes së së artistit ende nuk është zbuluar.

Artisti koreano-jugor, emri i vërtetë i të cilit është Kim Jeon-hwan,u bë i njohur në vitin 2016 si anëtar i grupit NOM, më pas u bashkua me TST (Top Secret) në 2017.