Kabina të reja të fjetjes në aeroport, 50 euro nata

Tani ka një mundësi të re gjumi në Aeroportin e Vjenës në Austri. Mund ta kaloni natën në një kabinë direkt në terminal për rreth 50 euro për natë.
“Kabinat moderne të gjumit si një vendstrehim për pasagjerët”, është ajo që premton kompania Zzzleepandgo me sallonet e reja inteligjente në Aeroportin e Vjenës.
Këto duhet t’u ofrojnë udhëtarëve një vend pune, një sallë pritjeje qetësimi ose një zonë gjumi të pajisur plotësisht në një sipërfaqe prej 3 metrash katrorë direkt në Terminalin 3, transmeton rtv21.tv.
Gjithsej 16 kabina nga start-up-i italian janë të pajisura me nga një shtrat, lidhje me energji dhe USB, ËiFi falas, si dhe hapësirë ruajtëse dhe një tavolinë të palosshme. Përveç kësaj, të gjitha kabinat kanë një sistem argëtimi multimedial me të cilin mund të transmetohen filma dhe muzikë. Sallonet inteligjente të Zzzleepandgo me banjo të përbashkëta mund të rezervohen çdo orë ose ditë përpara nëpërmjet faqes së internetit ose në vend. Të gjitha kabinat pastrohen rregullisht dhe të ftuarit akomodohen në përputhje me rregulloret COVID-19 të zbatueshme në Austri./21Media

Back to top button