Veseli ka një kërkesë për juve jashtë politikës

Veseli ka një kërkesë për juve jashtë politikës

Sot Kyretari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar votën e ndjekësve të tij. Por kjo kërkesë nuk ka qenë që të votojnë për të në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai vëmendjen e ka zhvendosur tek i Liga e Kampionëve, finalja e së cilës do të mbahet sot ku do të përballen Juventus-i dhe Real Madrit-i. Veseli ka dhënë disa opsione ku iu ka sqaruar ndjekësve se si të votojnë për ekipin e tyre të preferuar. “Sot kërkoj votën tuaj. Kësaj radhe jo për 11 qershorin. Nëse mendoni se Kampioni i ri i Evropës do të jetë Juventus-i klikoni 😲 Nëse mendoni kupa do t’i takojë Real-ti klikoni 😃”, thuhet në fotografinë që Kadri Veseli e ka postuar në Facebook.

Kujtojmë se ndeshja  do të fillojë sonte në orën 20:45./21Media