Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të marten do të paraqitet para Gjykatës Speciales për herë të parë në orën 15:00.

Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Përmes një komunikate të dërguar për media Gjykata Speciale njofton se paraqitja e parë e  Veselit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në internet./21Media