Në afatin e dytë do të regjistrohen mbi një mijë studentë të rregullt

Në afatin e dytë do të regjistrohen mbi një mijë studentë të rregullt

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në afatin e dytë të konkursit të studimeve themelore – bachelor dhe master ofron nëntë programe për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë për vitin akademik 2017-2018.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing, programin menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë 1 mijë e 192 studentë të rregullt.

Kurse në studimet master respektivisht në programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë do të regjistrojë 117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet  jo-shumicë.