Kadriaj: Strategjia e LVV-se është që zgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj në një deklaratë për RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron të blejë kohë në mënyrë që të shtyhet afati i zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit.
“Mendimi im opinioni im është se këta kanë dashtë me ble kohë edhe këtë kohë që zgjedhjet me u shty deri në fund të dhjetorit të cilat kanë qenë strategji e Lëvizjes Vetëvendosje ndoshta numri edhe fluksi më i madh i mërgimtareve duke e ditur se ai e llogarit në votat e mërgimtareve sepse nuk e di ç ka mundet me ndryshu me numrin e votave kur qasja është e njëjtë, angazhimi është i njëjtë nuk ka angazhim zero sepse fokusi ka qenë në komunat që kanë qenë në balotazh s’kemi na ndonjë informacion që u taku me dikon, që ka kërku përkrahje ose shpesh kanë dalë janë prononcua që kanë thanë i kemi votat ose përkrahjet e ndonjë deputeti individualisht, por as këtë spo e dëgjojmë është një heshtje totale dhe kjo jep me kuptu që lëvizja vetëvendosje dhe mandatari i dytë që është akredituar presidentja ka qenë veq blerje kohe asgjë më tepër.”, u shpreh Kadriaj.
Më tej ajo kritikoi deklarimet e anëtarëve të LVV-së se deputetët duhet të reflektojnë dhe të votojnë qeverinë e re.
“Unë nuk kam ndonjë informacion edhe vetë fakti që dalin nëpër studio televizive edhe thonë që deputeti duhet me reflektu vërtetë është për të ardhur keq sepse ku ndodh që në subjekt politik ose një grup parlamentar me votu mandatarin për kryeministër të një partie me të cilën nuk ka koalicion nuk ka ndodhë asnjëherë, njëjtë kanë vepru edhe me zgjedhjen për kryeparlamentar kjo nuk e ka asnjë logjikë sepse ata që mendojnë me formu shtet me formu qeverinë duhet t’i sigurojnë votat edhe për kryeparlamentarë por edhe për kryeministër ne nuk po shofim ndonjë lëvizje edhe ofertat që ju kanë bo atyre partive të tjera në fakt kanë qenë sa për të thënë ose me u tall me propozimet ose me çka iu ka ofru një mandatar dhe po mendojë që nuk do të ketë, zgjedhjet janë zgjedhje dhe asgjë.”, tha Kadriaj./RTV21/21Media