Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj sot kritikoi Qeverinë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se po sillen si opozitë në Kuvend.

Filluan të qeshurat në kuvend, kur deputetja Kadrijaj theksoi se sikur anëtarët e VV-së kanë të instaluar nga një “usb” në kokën e tyre dhe kanë nevojë për ri formatizim.

“Këta anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë të instaluar në kokën e tyre një “usb”. Një “usb” e keni të instaluar në kokën e juaj, po formatizone more se tash jeni në pozitë, nuk jeni në opozitë. Tash që jeni në pozitë, po silleni si opozitë. Edhe ministrat që po flasin nuk duhet të na shajnë ne, sepse ne e mbikëqyrim punën e qeverisë. Ju jeni duke fjetur edhe ne duke iu bërë opozitarizëm, po ju çojmë pak prej gjumit dhe ndoshta ministri Vitia i nënshkruan këto marrëveshjet për vaksinat, sepse pa vaksinën s’ka jetë dhe po e shohim sa është numri i të infektuarve dhe të vdekurve në mungesë të vaksinimit”, theksoi ajo.

Debati për gjendjen e pandemisë në Kuvend ende është duke vazhduar .