Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim lidhur me mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse serbe në kampusin universitar të Prishtinës.

Sipas saj, liturgjia ishte nacionaliste dhe burim i shovinizmit të ndërtuar ilegalisht.

“Dje në kampusin universitar u mbajt një mesh, liturgji në një kishë ortodokse, e cila është nacionaliste dhe burim i shovinizmit të ndërtuar ilegalisht. Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk kishte as një reagim dhe nuk kishte informacione se është mbajtur. Çfarë qeverie është kjo që nuk ka informata se çfarë po ndodh në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar rreth ceremonisë fetare të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe, duke thënë se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje./21Media