Kadrijaj-Osmanit: Po presim shkarkimin e burrit tënd
25 Nëntor 2020
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar sot katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.
E për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Time Kadrijaj, e cila ka thënë se populli po e pret edhe shkarkimin e burrit të saj.
“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rri në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, thuhet në reagimin e deputetes.