Kadrijaj: Posti i presidentit duhet t’i takojë një personi jopolitik

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon LVV-së si partia më e madhe parlamentare. Sipas saj, LVV-ja nuk po përpiqet të gjejë një kandidat konsensual për president. Në një bisedë për RTV21, deputetja Kadrijaj e quajti lojë të Kurtit kërkesën ndaj opozitës që të propozojë një kandidat për president krahas kandidatëve të LVV-së.

“Deri tash nuk kemi parë që i është bërë ftesë opozitës për takime për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë, afatet kushtetuese po rrjedhin. Shpresoj se nuk do të ndodhë si në raundin e fundit, ku gjithçka ka ndodhur në seancën e fundit, në orët e vona, para përfundimit të afatit kushtetues. Këtë herë nuk duhet të takohemi vetëm sa për t’u takuar, por duhet të takohemi me opozitën për të gjetur zgjidhje.”, tha ajo./RTV21/21Media

Back to top button