Kadrijaj reagon për çmimin e testeve COVID-19: Ata që kanë abuzuar të gjobiten e tu revokohet licenca

 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Time Kardijaj, ka reagur për çmimet e larta të testit Covid-19.

Ajo ka thënë se iu ka gëzuar faktit që është dhënë mundësia që testet të bëhen edhe ne labaratore private.

Mirëpo, sipas Kadrijajt, çmimin e testeve duhet ta caktojë Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të mos abuzohet me çmime.

“Kur u mor vendimi që të licencoheshin laboratorët private për teste, e kemi mirëpritur sepse sado kudo, qytetarët që kishin dyshime, do ta kishin më të lehtë për ti bërë testet. E kam thënë në një seancë në Parlamentin e Kosovës, se Ministria e Shëndetësisë duhet njëkohësisht të caktoj çmimin e testeve. Çmimi duhet të jetë i njëjtë, e jo ta caktojnë pronarët sipas dëshirave. Andaj, duhet të aktivizohen të gjitha mekanizmat: MSH, Inspektorati Shëndetësor që t’a ndalin këtë abuzim”, ka shkruar ajo.

Më tej Kardijaj ka thënë se të gjithë ata që kanë abuzuar me çmime të testeve duhet të gjobiten dhe të ju revokohet licenca.

Fillimet e para me Covid ishin të vështira e sidomos bërja e testeve.
IKSHP ishte i vetmi institucion ku bëhëshin testet…

Posted by Time Kadrijaj on Monday, 31 August 2020

 

Back to top button