Adhuruesit e kafesë kanë më pak shanca të preken nga kanceri, sëmundjet e zemrës, apo Alzheimeri, sipas studiuesve – madje rreziku është i ulët që të vuajnë edhe nga depresioni. Por ka edhe shumë të mira që sjell kafeja, pavarësisht përfitimeve shëndetësore dhe shijes së mirë. Besoni ose jo, kafeja ju ndihmon shumë edhe rreth shtëpisë.

Largon insektet

Kafeja përmban diterpene që mund të jetë toksike për insektet. Kjo është arsyeja pse ju mund ta përdorni kafenë për të larguar insektet, si mushkonjat, mizat, e të tjera.

Thjesht hidhni kafe në vendet ku ka insekte ose vendosni një filxhan kafe. Për t’i larguar insektet nga bimët tuaja, vendosni kafe rreth tyre – do të krijojë një barrierë kundër insekteve./21Media