Konsumi i kafesë i bën njerëzit më pak të uritur dhe vepron në mënyrë të kundërt me kanabisin, tregon një studim.

Njerëzit që përdorin kanabis zakonisht hanë më tepër, pasi që ky lloj droge godet një pjesë të trurit që lidhet me oreksin.

Kafja ka efektin e kundërt, thonë studiuesit e Universitetit Northwestern.

Ata besojnë se kjo mund t’i bëjë njerëzit më pak të uritur, duke përdorur të njëjtin sistem në trup.

Shkencëtarët kanë zbuluar se pija e ngrohtë mund të veprojë në mënyrë të kundërt, duke analizuar efektet e saj te 47 njerëz.

Gjetjet nga Universiteti Northwestern, mbështesin dëshmitë e mëparshme që njerëzit që pinë dy gota kafe çdo ditë mund të mbajnë më mirë peshën.

Ato sugjerojnë se kafja mund t’i ndihmojë njerëzit të jenë të hollë, jo vetëm duke përshpejtuar metabolizmin e tyre, por duke i bërë ata më pak të uritur.

Kafja shpesh është menduar se ndihmon njerëzit të humbin peshë, pasi përshpejton metabolizmin dhe djeg yndyrat më shpejt.