Kafja në terasë do t’i kushtojë ekstra bizneseve

 
Pronarët e lokaleve të gastronomisë në Fushë Kosovë të cilët shfrytëzojnë hapësirat publike për terasa do të obligohen që të paguajnë tarifa.
Kështu ka në plan Komuna e Fushë Kosovës. Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Drejtori i Inspektoratit të kësaj komune, Arbër Statovci.
“Për lokalet të cilët zhvillojnë veprimtarinë e tyre të gastronomisë duke shfrytëzuar terasat në hapësirë publike (me pëlqim nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis) planifikohet të futen në tarifa për shfrytëzim të hapësirës publike.”, ka thënë ai.
Ndërsa është zotuar se është në prioritetet e kësaj drejtorie që të lirojë hapësirat publike në Fushë Kosovë./21Media

Back to top button