Coleen Rooney ka zbuluar me krenari se djali i saj i madh, Kai është bashkuar në akademinë e Manchester United, duke ndjekur hapat e babait të tij Wayne.

Nëna e katër fëmijëve, 34 vjeçe, ndau në Instagram një fotografi nga momenti i nënshkrimit të kontratës së Kai, i cili pranë kishte të dy prindërit, shkruan rtv21.tv

“Natë e veçantë… urime Kai. Të dua dhe jam shumë krenare për ty. Vazhdon të përpiqesh sa më mirë”, ka shkruar Coleen.

Poashtu edhe futbollisti anglez, Wayne ndau me ndjekësit në rrjetet sociale imazhin e njëjtë, duke u shprehur krenar për djalin e tij 11 vjeçar./21Media