Kaka e favorizon legjendën argjentinase

Kaka e favorizon legjendën argjentinase

Legjenda braziliane e futbollit, Ricardo Kaka ka komentuar dhe ka bërë dallimin ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ish-futbollisti rosoner beson se lojtari argjentinas është më i mirë se portugezi, Ronaldo.

“Ronaldo është një makinë. Nuk është vetëm për faktin se është i fortë, por edhe i shpejtë. Ai gjithmonë do të fitojë dhe të jetë më i miri”, ka thënë fillimsht ai, por ai tutje është shprehur se e favorizon Messin.

“Për mua është një ndër gjerat e jashtëzakonshme të tij. Kam luajtur me të te skuadra e Realit dhe mund të them se është i jashtëzakonshëm, por unë jam për Lionel Messin”, ka përfunduar Kaka.