Kalaja e Deçanit, e njohur ndryshe si “fortifikata të qeliat” mendohet të jetë antike dhe ekzistojnë pak njohuri lidhur me të.

Kalaja gjendet në grykën e Deçanit ajo është identifikuar gjatë hapjes së shtegut të “Via Farrata”.

Drejtoi i Institutit Arkeologjik, Enver Rexhaj në një intervistë për emsionin “BonBon” në RTV21 tha se e kanë bërë inventarizimin e lokalitetit arkeologjik.

“Është interesant se periudha është antike, por në bazë të hulumtimit të materialeve ka edhe mesjetë”, tha Rexhaj.

Stili arkitekturor i kalasë së Deçanit sipas Rexhajt është shumë i rrallë dhe i veçantë duke thënë se është karakteristike në gjithë Ballakanin./21Media