Kalimi i Luis Suarez në Juventus nuk është aq i afërt sa sugjerojnë raportet në Itali orët e fundit.

Lojtari është ende duke e vlerësuar mundësinë dhe tani për tani asgjë nuk është e sigurt. Suarez dëshiron të vlerësojë të gjitha opsionet e tij para se të marrë një vendim përfundimtar, përcjell portali rtv21.tv

Ai do ta vendosë mendjen pasi të bindet se çfarë është e përshtatshme për të.

Suarez ka dyshime për Juve dhe ende nuk i ka dhënë dritën jeshile. Është një mundësi reale dhe mbetet në tryezë, por sulmuesi uruguajan është i vetëdijshëm se kjo është lëvizja e fundit e madhe në karrierën e tij dhe ai dëshiron të jetë plotësisht i sigurt  qw ta merr vendimin e duhur./21Media