Kalimi i Olmos te Barcelona, kaq miliona do të përfitojë Dinamo Zagrebi
Dani Olmo do të jetë futbollist i ri i Barcelonës. Ylli spanjoll ka braktisur Leipzigun dhe ndodhet në Spanjë ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për tu bërë futbollist i ri i Barcelonës.
Ky lajm e ka gëzuar pa masë edhe Dinamo Zagrebin. Skuadra kroate do të përfitoi 5 milionë euro në start nga kjo shitje, ndërsa mbi 4 milionë të tjera pritet t’i shkojnë në llogari gjatë sezonit të ardhshëm.
55 milionë euro i ka kushtuar Barcelonës blerja e Olmos.