Projektligji kalon me 58 vota për

Projektligji kalon me 58 vota për

Projektligji për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhëniave mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, kaloi me 58 vota për dhe 3 abstenime. Kjo pikë u fut në rend të ditës të seancës së re.

“61 deputetë kanë votuar, 58 vota për dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin nr. 06/L45 për detyrat dhe kompetencat e Delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë”, ka thënë Veseli

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me seancën e rregullt, e cila me propozimin e PDK-së, deputetët kanë futur në rend dite shqyrtimin e platformës për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./21Media