Një vepër muzikore kushtuar Gjergj Kastriotit publikohet sonte

Një vepër muzikore kushtuar Gjergj Kastriotit publikohet sonte

Është kënga e titulluar “Kalorësi i lirisë” e bërë me vargje të Ilir Shaqirit e muzikë të Edmond Zhulalit, të cilën e interpretojnë këngëtarët: Arif Vladi, Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj.

Bazuar në vargjet e shkruara nga Ilir Shaqiri, Edmond Zhulali krijoi muzikën dhe orkestroi atë që tre këngëtarë e kënduan, këngën kushtuar përvjetorit të 550-të të vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Kënga “Kalorësi i lirisë” bazohet në të bëmat dhe jeta e kryetrimit të historisë shqiptare. Në këngë, Nikollë Nikprelaj thërret: “Legjendar të ka Evropa”. Përderisa Arif Vladi ngre zë duke kënduar vargjet: “Treqind trima luftëtarë, po iu prinë Skënderbeu”. Ndërsa, Ilir Shaqiri i këndon shpatës së tij: “Shpata e Gjergjit si rrufë, ndër beteja fitimtar”.

“Kalorësi i lirisë” që videoklipi u bë nga produksioni i Radiotelevizionit 21, do të publikohet në rrjetin ‘youtube’ të shtunën, rreth orës 19:30, pas transmetimit të parë në ekranin e Radiotelevizionit 21.

Viti 2018 është shpallur si “Viti i Gjergjit” nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në nderim të kryetrimit të historisë së kombit tonë. Këtë vit është shënuar 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut dhe në nderim të tij janë organizuar ngjarje të shumta përkujtimore apo promovuese./21Media