Pas operimit në karantinë

Pas operimit në karantinë

39 qytetarë të Kosovës dje janë kthyer nga Stambolli dhe janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në mesin e personave të vendosur në karantinë ishte edhe trajnerja e fitnesit, Kaltrina Daka, e cila në Turqi kishte shkruar për t’u operuar.

Daka në një lidhje direkte në “Prite të Gjelbrën”, mohoi lajmet se ajo dje kishte tentuar të ikë nga karantina. Daka tregoi se kur janë kthyer në karantinë, atyre nuk iu është bërë asnjë kontroll përveç matjes së temperaturës./21Media