Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi ka kohë që  jeton në Londër, bashkë me burrin e saj Dritonin dhe djalin Tristanin, shkruan rtv21.tv

Në një intervistë të bërë gjatë prapaskenave të programeve festive të RTV21 tha se në Kosovë do kthehet shumë shpejt.

“Më shumë dëshirë, por e kemi bërë edhe si plan”, tha Kaltrina.

Kujtojmë se, edhe këtë vit Kaltrina për festat e fundvitit solli disa bashkëpunime me këngëtarin e njohur, Alban Mehmeti./21Media