Presidenti i Amerikës tani është demokrati, Joe Biden. Ndërsa, përkrah tij dhe numri dy në SHBA, për herë të parë në historinë amerikane, do të jetë një grua, Kamala Harris.

Një vjet më parë, senatorja në Californi kishte arritur të përparojë në një fushë të mbushur me kandidatë të fuqishëm demokrat për president – dhe ishte kritike e madhe e personit që e zgjodhi si kandidate për nënpresidente, Joe Biden-in. Megjithatë, në fund të vitit 2019, fushata e saj kishte vdekur.

Tani 55-vjeçaria do të drejtojë vendin së bashku me Biden në një kohë kritike, kur vendi po kalon nëpër pandeminë globale të COVID-19.

Harris do të jetë gjithashtu nënkryetarja e parë me ngjyrë dhe e para aziatiko-amerikane.

E menjëherë pasi mori lajmin që demokratët fituan Presidencën amerikane, ajo telefonoi Presidentin e ri, Joe Biden.

Së fundmi Harris ka postuar një video, në momentin që ka marrë vesh rezultatin e zgjedhjeve. Ajo dëgjohet teksa flet me Presidentin e ri të SHBA-ve, Joe Biden.

“Ia dolëm. I a dolëm o Joe! Po bëhesh Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve”, ka thënë Harris./21Media

 

View this post on Instagram

 

We did it, @JoeBiden.

A post shared by Kamala Harris (@kamalaharris) on