Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi edhe një herë ka ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, derisa para deputetëve ka thënë se halli i tyre nuk janë shqiptarët e Bujanovcit.

Ai ka pasur një replikë me ministren për integrime evropiane Jadranka Joksimovic dhe përfaqësuesin e grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinovic.
Ministrja e intergrimeve është shprehur se prezenca e Kamberit në parlament është dëshmi e demokracisë, por reagimi i Kamberit ka qenë se pjesëmarrja e tij është për shkak të përkrahjes së qytetarëve.

“Nëse të drejtën time që të flas lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinjë, Ju keni probleme serioz me demokracinë. E nëse po flisni për Bujanocin dhe mospërfshirjen e partive politike serbe në shumicën e re, kujtone Medvegjën, ku për herë të parë në vitin 2018 i keni përjashtuar shqiptarët nga qeverisja lokale. Ju nuk e keni hallin e serbëve të Bujanocit. Ju e keni hallin e SNS-it në opozitë.”, ka thënë ai.

Ai iu është drejtuar atyre duke u thënë se shteti serb nuk i kanë falë asgjë.

“Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kamberi në fjalimet e tij në Kuvendin e Serbisë, përplaset me deputetët serbë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve./21Media