24 vjeçari është lënduar

24 vjeçari është lënduar

Florian Kamberi ka qenë risia e listës së Edi Rejës për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës. Sulmuesi 24 vjeçar duket se ka qenë i pafat dhe nuk mundi të debutonte në këto përballje.

Kamberi ka pasur një dëmtim në kavilje dhe si pasojë ai është larguar ditën e sotme nga grumbullimi i Kombëtares. Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi që Kamberi nuk mori lejen as nga UEFA për tu paraqitur për Shqipërinë në dy ndeshjet e  muajit nëntor.

Pak kohë më parë, 24-vjeçari ka postuar në rrjetin social Instagram, një foto nga qyteti i Zyrihut.