Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Albin Kurti nuk është terrorist, është i zgjedhur në mënyrë legjitime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në fjalën e tij të sotme në Kuvendin e Serbisë  deklaroi se nuk e voton raportin e paraqitur në Kuvend rreth Kosovës, por tha se “për hirë të perspektivës evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, e përkrahë çfarëdo lloj iniciative për marrëveshje.
Në një postim në Facebook, Kamberi tregoi se gjatë fjalimit theksoi se krejt faji për tensionet e ngritura së fundmi, sipas këtij raporti, po i hedhet Kosovës e kryeministrit Kurti, por shtoi se Kurti “nuk është monstrum as terrorist”.
“Në raportin të cilin e kemi marrë, gjithë fajësia për të gjitha tensionet e ngritura kohëve të fundit, bartet mbi Kosovën. E gjithë kriza po personifikohet me figurën e Albin Kurtit. Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, ka thënë Kamberi./21Media

Back to top button