Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi sot ftoi që të firmoset një peticion për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë.

Kamberi përmes facebook-ut u shpreh se peticionin e nënshkroi edhe ai sot.

“Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë. Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.”, shkroi si në facebook.

Kamberi theksoi se hapërisa ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz: https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija