Ardhja në jetë e vajzës së Ledrit i dha epitetin gjysh regjisorit, Agron Vula. E me këtë rast ai u befasua nga bashkëpunëtorët e tij, autorja e emisionit “Start up” Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi dhe kameramanët në RTV21.

Përderisa në ambientet e RTV21 po xhiroheshin emisionet me këngë folklorike ku Vula është regjisor, bashkëpunëtorët e tij morën lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së reperit. Kështu, ata si befasi për ta uruar Vulën bashkë me defatore ia thanë këngës. Gjyshi Agron mbeti i habitur, megjithatë iu gëzua kësaj befasie. Ai me padurim pret ta takojë mbesën e tij e cila lindi në Gjermani.

Ledri dhe partnerja e tij Sara u bënë prindër të një vajze më 14 dhjetor të këtij viti. Duke shënuar datë të re në kalendarin e festave në familjen Vula./21Media