Pas një dite të lodhshme në punë, ku këmbët e ndiejnë më shumë rëndesën, diçka e ngrohtë do të ishte perfekte për të relaksuar jo vetëm këmbët, por gjithë trupin. Të lodhura gjithashtu nga këpucët, këmbët ka nevojë që të paktën njëherë në javë të përkëdhelen dhe të marrin vëmendjen e duhur. Dhe nuk duhet shumë kohë: 10 minuta të zhytura në ujë, pesë minuta masazh dhe pak gjëra.

Një metodë rigjeneruese dhe tepër çlodhëse është ajo me kamomil dhe kripë. Në një legen shtoni ujë të ngrohtë, lule kamomili të thata dhe një lugë kripë të zezë deti.

Lërini këmbët në ujë për 10 minuta. Më pas fshijini me një peshqir dhe masazhojini  me vaj bajame ku keni shtuar disa pika vaj esencial lavande për aromë më të mirë.