Kampi Ndërkombëtarë i Xhudos po zhvillohet në Pejë

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, po mbahet Kampi Ndërkombëtarë Stërvitor dy javor, ku pjesëmarrës janë ekipi i Kosovës, xhudistët nga Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Shqipëria.

“Gjatë këtij kampi, xhudistët po përgatiten intenzivisht për garat e ardhshme” – bënë të ditur, Federata e Xhudos e Kosovës.

Ky kamp po mbahet nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, si dhe trajnerëve Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.

Këtë kamp ditë më parë e vizitoi Presidentja Vjosa Osmani, ku u mirëprit nga figura të njohura të sportit Kosovar dhe përfaqësues të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Back to top button