Liverpool-i është shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë për sezonin 2019/2020 në javën e 31-të të Ligës Premier.

Redsat iu gëzuan suksesit të shumëpritur, pasi Chelsea e mposhti Manchester Cityn në Stamford Bridge (2-1) duke ia mundësuar liderit që ta siguronte titullin.

Shtatë javë pa përfunduar kampionati (21 pikë në dispozicion), Liverpool-i i ka 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë dhe kështu i gëzohet trofeut të Ligës Premier për herë të Parë që nga sezoni 1989/1990.

Shumë tifozë të janë mbledhur pranë stadiumit për të festuar këtë arritje të madhe.

Liverpool-i i famshmëm tani ka 19 tituj të Anglisë.