Kampioni Joshua ndeshet sonte kundër Pulev
12 Dhjetor 2020
Pasi është hakmarrë për humbjen e befasishme kundër Andy Ruiz dhe e mori përsëri titullin e kampionit të botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua do të rikthehet sonte në ring ku do të ndeshet me Kubrat Pulev, me fillim nga ora 23:00.
Një fitore e mundshme sot e Joshuas, do ta shihte atë të afrohej një hap më afër meçit kundër kampionit të WBC Tyson Fury, ku do t’i regjistronte katër kategoritë e njohura botërore nën emrin e tij.
Po ashtu para përballjes Joshua-Pulev, në program parashihen të zhvillohen edhe disa përballje të tjera, ku ndër to do të jetë edhe boksieri shqiptar Florian Marku kundër Jamier Stewart në kategorinë e peshave të lehta. Marku u pa i emocionuar për ditën e sotme, ku përmes rrjetit social “Facebook” postoi një status që thoshte “Good Morning World. Today is my day (Mirëmëngjesi Botë. Sot është dita ime)”.
Programin e plotë të përballjeve të parapara për sot, para meçit mes Joshua e Pulev, mund t’i gjeni të bashkangjitura më poshtë.
23:00 Anthony Joshua – Kubrat Pulev IBF, WBA, WBO (Kategoria e peshave të rënda)
Lawrence Okolie – Nikodem Jezewski
Hughie Fury – Mariusz Wach
Martin Bakole – Sergey Kuzmin
Kieron Conway – Macaulay McGowan
19:00 Florian Marku – Jamie Stewart
Qais Ashfaq – Ashley Lane