Kampioni në stilin e tij, mposht me përmbysje Newcastle
Ka përfunduar ndeshja dramatike mes Newcastle United dhe Manchester Cityt, ku ky i fundit fitoi me përmbysje, dhe ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Premier Ligës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, Manchester City e ka mposhtur Newcastle United 3:2.
Golat për kampionin anglez i shënuan Bernardo Silva (minuta e 26’), Kevin De Bruyne (minuta e 74’) dhe Oscar Bobb (minuta e 90+1’).
Ndërkaq, për vendasit golashënues ishin Aleksander Isak (minuta e 35’) dhe Anthony Gordon (minuta e 37’).
Me këtë fitore, City ngjitet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 43 pikëve, dy sosh prapa Liverpoolit në vendin e parë.
Në anën tjetër, Newcastle zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 29 pikëve, dhe kjo ishte humbja e katërt radhazi për skuadrën e Eddie Howe në Premier Ligë.
Rezultati final, 3:2 në favor të Cityt.