Kanada: Gjysma e qeverisë së re – femra

Gratë morën ministritë kryesore në kabinetin e ri të Kryeministrit të Kanadasë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau prezantoi qeverinë e re dhe emëroi gratë në krye të dy ministrive kryesore – të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes.
Ai emëroi Melanie Jolie ministre të Jashtme dhe Anita Anand ministre të mbrojtjes. Christia Freeland ka ruajtur postin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Financave.
Gratë përbëjnë gjysmën e kabinetit të ri, i cili ka qenë përbërja e zakonshme e qeverisë kanadeze që nga viti 2015, kur Trudeau u zgjodh për herë të parë kryeministër.
Qeveria e re ka gjithashtu një ministri të re, për shëndetin mendor dhe varësinë, e drejtuar nga Carolyn Bennett./e.d-21Media

Back to top button