Kanada i shënon gol Kroacisë pas vetëm dy minutave lojë

U deshën vetëm dy minuta lojë që Kanada të kalojë në epërsi ndaj Kroacisë në “Khalifa International Stadium”.
Një aksion i shpejtë i kanadezëve i zuri në befasi kroatët dhe ishte Davies ai që realizoi një gol.
Pas barazimit pa gola me Marokun, Kroacia është e obliguar që të fitojë ndaj Kanadës në mënyrë që të jetë afër kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror të futbollit që po zhvillohet në Katar.

Back to top button