Kanada njofton sanksione të reja ndaj zyrtarëve rusë

Kryeministri i Kandasë Justin Trudeau njoftoi të premten disa masa të reja për të ndihmuar Ukrainën.
Kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë obligacione të sovranitetit të Ukrainës të mbështetura nga qeveria, të cilat do të ndihmojnë në financimin e qeverisë ukrainase.
Kanada po sanksionon gjithashtu 35 zyrtarë të lartë të njësive energjetike dhe gjashtë subjekte të sektorit të energjisë, të përfshirë në pushtimin e paligjshëm të Rusisë.
“Ne synojmë të vendosim sanksione edhe ndaj anëtarëve të sektorit rus të drejtësisë dhe sigurisë”, shkroi Trudeau në një postim në Twitter të premten.
Në përgatitje për dimër, Kanada po ndan fonde për të ndihmuar në sigurimin e strehimit, batanijeve, veshjeve dhe pajisjeve për ngrohje. Do të ketë gjithashtu fonde për përpjekjet e çminimit.
“Ndërsa regjimi rus vazhdon agresionin e tij të pajustifikuar dhe të pajustifikueshëm kundër Ukrainës, ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin ukrainas”, shkroi tutje Trudeau./21Media

Back to top button