Zyrtarët në qytetin më të madh të Kanadasë, në Toronto, thonë se maskat do të bëhen të detyrueshme në transportin publik që nga 2 korriku.

Kryetari John Tory tha se kjo do t’i ndihmojë njerëzit të mbrohen nga përhapja e Covid-19, për aq kohë sa njerëzit përdorin transportin publik. Zyrtarët e transportit gjithashtu do të shpërndajnë një milion maska ​​për banorët, veçanërisht ato në zona me të ardhura të ulëta.

Rregulla të ngjashme po praktikohen edhe në qytete të tjera të Kanadasë./21Media