Kancelari gjerman: Duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten se është “e mençur të përgatitemi për një luftë të gjatë” në Ukrainë, duke shtuar se aleatët e Kievit do të qëndrojnë së bashku për gjithë kohëzgjatjen.
“Unë mendoj se duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë dhe duhet t’i japim Putinit mesazhin se ne jemi gati të qëndrojmë gjatë gjithë kohës së bashku me Ukrainën dhe se ne do ta mbështesim vazhdimisht vendin” tha Scholz për CNN në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
“Vendimi vërtet i rëndësishëm që duhet të marrim të gjithë së bashku është se duhet të jemi të gatshëm ta bëjmë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe se do të bëjmë më të mirën tonë”, tha kancelari.
Ai tha gjithashtu se uniteti midis aleatëve ukrainas e ka surprizuar Putinin.
“Jam absolutisht i sigurt se Putini nuk e priste kurrë se do të kishte një Evropë të bashkuar dhe se do të kishte një botë të bashkuar. Ai kurrë nuk e kishte menduar se partneriteti transatlantik do të funksiononte aq mirë”, tha ai.

Back to top button