Në “Debat përnime” përballën kandidatët për Komunën e Klinës

Në “Debat përnime” përballën kandidatët për Komunën e Klinës

Kandidatët për kryetar të komunës së Klinës Zenun Elezaj  nga nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës dhe Sokol Bashota  nga Partia Demokratike e Kosovës, po përballën sot në “Debat përnime.

Ndër tjerash ata janë përgjigjur edhe në pyetjet:

Zenun Elezaj tha se komitetin e auditimit do ta funksionalizojë pas tre muajve, koha kur do ta prezantojë planin ekzekutiv para asambleistëve tha se do ta bëjë brenda 30 ditëve , inventarizimin e plotë brenda 18 muajve, kurse sa i përket publikimit të listës së shpenzimeve të buxhetit  komunal deklaroi se do ta bëjë brenda nëntë muajve, përcjell rtv21.tv

Në anën tjetër Sokol Bashota deklaroi se komitetin e auditmimit e ka përfunduar dhe është funksional. Sipas tij ky komitet ka tre anëtarë dhe ka mbajtur disa takime. Koha kur do të prezantojnë planin ekzekutiv para asambleistëve tha se do ta bëjë në seancën e dytë.

Sa i përket inventarizimit të plotë ai deklaroi se do ta bëjë brenda gjashtë muajve, shtoi se për këtë i ka formuar dy komisione. Ndërsa në pyetjen e fundit u zotua se do ta bëjë brenda tre muajve.

Ndryshe, kujtojmë se në raundin e parë të zgjedhjeve Sokol Bashota mori 37,36 për qind të votave ndërsa Zenun Elezaj nga  25,45 për qind të votave./21Media