Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

KQZ tutje ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim:

10. Naim Fetahu
Partia Demokratike e Kosovës – PDK

11. Nexhmi Rudari
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK

12. Shpejtim Bulliqi
Lëvizja Vetëvendosje!/21Media