Kandidati i pavarur për Deçanin: Komuna është kapur

Kandidati i pavarur për kryetar të Deçanit, Isa Elezaj sonte në RTV21 ka theksuar se kanë hasur në probleme të vendosim posterët për fushatë.
Ai ka deklaruar se komuna është kapur prej një subjekti politik, i cili me vite premton, por vërehet që qytetarët janë revoltuar.

Në Deçan janë 39 mijë e 875 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Deçanin janë pesë kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Bashkim Ramosaj, nga Lëvizja Vetëvendosje-Orges Tafilaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Hyri Dobrunaj, nga Partia Demokratike e Kosovës-Ardiana Qorraj dhe Isa Elezaj si kandidat i pavarur./21Media

Back to top button